Zaev paralajmëron “spastrim” në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev nga tribuna në Karposh njoftoi se do të ketë “spastrim” në radhët e qeverisë për shkak të pakënaqësisë së disa prej qytetarëve.

Marketing

“Unë flas hapur, nuk po kërcënoj askënd, e kemi marrë mesazhin në raundin e parë. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, do të ketë spastrim në nivel lokal dhe qëndror.

Ky është mesazhi im. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të disa dobësive tona. Ka dobësi, por ne jemi duke punuar që të t’i rregulluar ato. Unë e kuptoj, shumë nga mbështetësit tanë më kanë dërguar mesazh: Hej alo, ndërroni diçka, nuk shkon kështu”-tha Zaev.