Zaev: Partneriteti me BDI-në stabil, besimi me Ahmetin i madh

Raportet e partneritetit me BDI-në janë stabile, besimi mes meje dhe liderit të partisë Ali Ahmeti është i madh. Jemi të vetëdijshëm se kemi kuadro të caktuar të dobët në radhët tona dhe prandaj flasim për ndryshimet dhe ata po ndodhin. Opinioni po i ndjek dobësitë dhe prandaj po ndodhin korrigjime edhe në LSDM edhe në BDI, ka deklaruar kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se sa është stabil koalicioni me BDI-në.

Marketing

Lidhur me të ashtuquajturat “bomba” nga bisedat e përgjuara të kinse personave të BDI-së të cilat dje u publikuan në Fejsbuk dhe nëse do të kërkojë përgjegjësi nga partneri i koalicionit, Zaev ka thënë se nuk ka dëgjuar se janë paraqitur “bomba” të reja dhe nuk mund t’i komentojë pasi siç tha, “nuk di nëse janë nga materialet e publikuara të cilat i posedonte LSDM ose janë të reja”.

“Nëse ka apo jo indikacione varet nga ajo sa është e dukshme puna ose nuk është. Kur unë i publikova ‘bombat’ në mënyrën më të transparente, çdoherë kam folur për indikacion. Prandaj edhe u proceduan, prandaj u dorëzuan materialet. Sipas datave kur janë bërë, sipas vlerësimit tim, një e treta e materialeve kanë qenë në pronësi tonë, një pjesë e atyre që janë incizuar në DSK-në e atëhershme një e treta janë dorëzuar deri te opozita. Mirë është që sot ka ligje për to. Pres institucionet të veprojnë, pasi përfundimi i Qeverisë së Përzhinës dhe marrëveshja ka qenë edhe rregullimi juridik i lëshimit të paautorizuar në treg të incizimeve, veçmas në pjesën e privatësisë, ka thënë Zaev.

Marketing