Zaev për DW: Do të hyjmë me krenari në portat e Evropës

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e vlerëson si historik vendimin e BE-së për negociatat e pranimit. Zaev i tha DW se konsolidimi i Evropës do të jetë i plotë kur BE të pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marketing

DW: Zt. Kryeministër ka interpretime të ndryshme të vendimit të BE-së për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Qeveria juaj e quajti atë si një sukses historik, por kritikët thonë se është një tjetër shtyrje dhe zhgënjim për vendin. Si e shihni ju vendimin?

Nuk ka përshkrim tjetër për këtë vendim, por fakti është historik. Ne kemi marrë një datë për negociatat: qershorin 2019. Deri atëherë, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë nga Komisioni Evropian, ne do të punojmë për përmbushjen e kritereve, ose me fjalë të tjera, zbatimin e fazave në Marrëveshjen me Greqinë dhe finalizimin e reformave. Ne jemi shumë afër qëllimit tonë për arritjen e standardeve të BE-së.

Sipas përvojave të mëparshme të zgjerimit të BE-së, kapitujt e pranimit janë finalizuar mesatarisht brenda 7 vjetësh. Kjo është në përputhje me qëllimin tonë dhe qëllimin e Komisionit Evropian, të krijuar me Strategjinë për zgjerimin e besueshëm të BE-së për vitin 2025.

Është një ditë e mrekullueshme për Republikën e Maqedonisë. Një mirënjohje e madhe për vendin tonë. Bashkimi Evropian dhe krerët e të gjitha shteteve anëtare e njohën Republikën e Maqedonisë si vend të ndryshimeve pozitive, të procesit të reformës dinamike, përfshirjes dhe dialogut të hapur. Maqedonia u njoh si një vend me vullnet politik të fortë dhe të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët. Një vend që kontribuon në konsolidimin e Bashkimit Evropian.

Ne mbetemi në rrugën e reformës. Kemi një qëllim të qartë para nesh, kemi detyrën tonë të fundit për të finalizuar detyrat e shtëpisë – fazën e fundit të reformave. Pastaj, ne mund të hyjmë me krenari në portat e Evropës. Të gjitha mosmarrëveshjet dhe kritikat ndaj këtij vendimi të madh nuk shkojnë përtej interesave partiake apo atyre të tjera.

DW: A do të ishte i mundur vendimi i BE-së pa mbështetjen e Gjermanisë, duke marrë parasysh rezistencën e fortë nga Franca dhe anëtarët e tjerë të BE-së?

Është me rëndësi të madhe që Republika Federale e Gjermanisë u është përkushtuar rezultateve që duhet të japin vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një motivim i madh për ne, për Republikën e Maqedonisë, për të përfunduar reformat tona. Republika e Maqedonisë i vlerëson thellësisht mesazhet e forta të mbështetjes që vijnë nga Gjermania për qëllimet tona strategjike – anëtarësimin tonë në NATO dhe BE.
Me këtë mbështetje ne kemi krijuar dhe po zbatojmë politikën tonë të re në shumë fusha, si dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata me fqinjët tanë.

Ne duam t’i ofrojmë botës dhe BE-së një Ballkan të ri që mbështetet fuqimisht nga Gjermania përmes nismës së Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është motivi kryesor për bashkëpunimin e ri dinamik rajonal në nivelet më të larta politike. Dëshiroj ta përdor këtë moment për të falënderuar Kancelaren Merkel për fillimin e Procesit të Berlinit dhe për ta pasur Gjermaninë si një nga mbështetësit më të fuqishëm të këtij procesi. Ne presim një mbështetje të vazhdueshme nga miqtë tanë nga Gjermania edhe në këtë fazë, kur kemi 365 ditë deri në datën përfundimtare që do të hapim kapitujt negociues për anëtarësimin në BE.

DW: Po pse Franca dhe Holanda i kundërshtuan fuqishëm përpjekjet e Maqedonisë për të filluar negociatat më shpejt?

Ne i kuptojmë qëndrimet dhe nevojat e vendeve anëtare të BE që besojnë se BE së pari ka nevojë për një konsolidim përpara zgjerimit të mëtejshëm me anëtarët e rinj. Në të njëjtën kohë ne besojmë se ka argumente që mbështesin idenë se konsolidimi i BE-së do të finalizohet nëse vazhdon procesi i zgjerimit, sepse në këtë mënyrë mund të menaxhohen në mënyrë efektive çështjet e rëndësishme të sigurisë të lidhura me ndikimet e jashtme.
Ky është hapi tjetër i nevojshëm në përputhje me interesat politike, ato të sigurisë dhe ekonomike të BE-së.
Konsolidimi i BE do të jetë i plotë kur BE-ja i pranon vendet e Ballkanit Perëndimor që përmbushin kushtet e domosdoshme të familjes evropiane – natyrisht, duke përfshirë Republikën e Maqedonisë.
Në këtë mënyrë do të realizohet konsolidimi i nevojshëm që shumë liderë të shteteve anëtare të BE-së po kërkojnë me të drejtë.

DW: Në përfundimet e saj lidhur me Maqedoninë, BE-ja kërkon të vihet më shumë fokusi në tri çështje kyçe: – reformat gjyqësore dhe hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe ato në nivel të lartë; shërbimet sekrete dhe të sigurisë dhe reformën e administratës publike. A mund t’i realizojë qeveria juaj këto reforma në një periudhë relativisht të shkurtër deri në qershor 2019?

Jam i bindur se mund ta arrijmë këtë. Unë jam i bindur sepse po ecim përpara me këto procese. Të gjitha këto pika kanë kaluar nëpër fazën e parë të procesit të reformës me Planin 3-6-9 për reforma urgjente dhe do të intensifikohen më tej me planin e ri gjithëpërfshirës të reformës18 që do të miratohet shumë shpejt.
Me strategjinë për reforma në sistemin ligjor dhe me ligjet që kemi zbatuar, reforma në këtë sektor ka filluar. Ne jemi përpara fazës së zbatimit për testimin e masave të reja ligjore. Së shpejti do të miratojmë Ligjin e ri për Parandalimin dhe Luftën kundër Korrupsionit me qëllim që të sigurojmë një energji të re dhe angazhim të Komisionit për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe të sigurojmë një mekanizëm për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit, si dhe pavarësinë e plotë dhe maksimale të atij organi. Ne kemi Strategjinë e re për reforma në administratën publike. Bazuar në parimet e saj ne kemi filluar procesin e reformës. Një nga reformat më të rëndësishme është digjitalizimi i shërbimeve publike, për krijimin e një administrate të shpejtë dhe efektive në shërbim të qytetarëve. Edhe një herë: ne kemi të gjitha argumentet për të thënë se rekomandimet e vendosura me datën për negociata, do të zbatohen plotësisht!

DW: Edhe një pyetje për një temë tjetër. Kohët e fundit Shqipëria u përmend si një destinacion i mundshëm për një kamp refugjatësh apo migrantësh. A ka presion mbi Maqedoninë nga disa anëtarë të BE-së që të lejojnë një kamp të tillë edhe në territorin e saj?

Në këtë moment në qeverinë e Republikës së Maqedonisë nuk ka diskutime për hapjen e kampeve të refugjatëve në Maqedoni. Maqedonia tashmë ka dy qendra funksionale tranziti për qëndrime të shkurtra për emigrantët dhe siguria e kufijve kombëtarë në këtë moment është përgjithësisht e mirë, por nuk ka kushte për hapjen e kampeve të reja të emigrantë