Zaev për pasaportat e falsifikuara: Është aksion i cili zgjat disa muaj!

Kryeministri Zaev, në një dalje për media ka komentuar edhe aksionin për pasaportat e rrejshme. Ai tha se ky aksion ka zgjatur shumë gjatë dhe ka qenë në bashkëpunim edhe me Interpolin dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.

Marketing

“Ky është aksioni që zgjat disa muaj, që punohet me Interpol me qendrat rajonale dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtar me qëllimin përfundimtar që të dënohen këto persona. Kanë dhënë më shumë se 200 pasaporta me numra fals”, tha Zaev.