Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar hapjen e procedurës hetuese nga Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për softuerin e ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.
“Po dëshmohet se nuk ka të paprekshëm”, deklaroi Zaevi.
Më tej shtoi, se kjo është dëshmi, se Ligji zbatohet si për pushtetin edhe për opozitën.
“Ligji po zbatohet dhe se nuk ka të paprekshëm as nga qeveria dhe as opozita”, tha Zaevi.