Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka deklaruar se vaksinat kineze pritet që të arrijnë në vendin tonë në fund të muajit.
Ai tha se në Kinë tani është dita e parë e punës pas Vitit të ri dhe kanë filluar gjërat të lëvizin.
Zaev tha se qeveria ka kryer pagesën dhe se tani pritet që vaksinat të arrijnë në vendin tonë.