Zaev për votëbesimin: U pastrua mjegulla dhe u pa realiteti

Kryeministri Zoran Zaev pas votëbesimit në Kuvend ka reaguar në rrjetin social fejsbuk duhet thënë se u pastrua mjegulla dhe u pa realiteti.

Marketing

“Shumica parlamentare është stabile dhe me tendencë për tu rritur në periudhën e ardhshme. VMRO-DPMNE do të mbahet mend si penguesja më e madhe e reformave, masave dhe politikave që janë në interes të qytetarëve. Maqedonia e Veriut ka qeveri stabile dhe opozitë të lëkundur”, ka shkruar Zaev