Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev bashkë me ministrat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë mori pjesë në Konferencën “Decentralizimi: Rrugën që kemi përpara”, në organizim të BNJVL dhe OSBE.
Në Konferencë u hapën tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin e decentralizimit, mënyrat e ngritjes së kapaciteteve të komunave dhe drejtimet e ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal.
Konferenca u hap me fjalimet hyrëse të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, kryetarit të BNJVL dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kreut të misionit të OSBE-së në Maqedoni, Klemns Koja.
Në bashkëngjitje të kësaj kumtese, e përcjellim fjalimin e tërësishëm të Kryeministrit Zaev:
Për mua është nder i veçantë që kam mundësi ta hap Konferencën Kombëtare për kryetarët e komunave si “Decentralizimi: Rruga që kemi përpara”, në të cilën do të diskutojmë për shumë çështje të rëndësishme që prekin qytetarët dhe njësinë lokale.
Si pushtet qendror, marrim obligim të punojmë bashkë me komunat për zgjedhjen e problemeve të grumbulluara në nivel lokal dhe për realizimin e projekteve në zhvillimore, që të mund qytetarët të marrin shërbime efikase dhe cilësore në kohë. Njëkohësisht, janë të detyruar, edhe si pushtet qendror lokal, t’i përmirësojmë kushtet për jetesën e të gjithë qytetarëve në çdo qytet, fshat dhe vend të banuar në Republikën e Maqedonisë.
Emërues i përbashkët i komunave dhe pushtetit qendror janë qytetarët. Ekzistojmë që tu shërbejmë atyre. Në fillim, dua të theksoj se pushtete lokale kanë pushtet qendror miqësor, që dëshiron të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale.
Kemi bashkëpunim, bashkë të punojmë për t’i plotësuar shpresat e qytetarëve tanë , të cilët na e dhanë besimin dhe nderin të krijojmë politika të cilat kanë për qëllim ta përmirësojnë cilësinë e jetës edhe në nivel qendror dhe lokal.
Procesi i decentralizimit doemos duhet të përfundojë në mënyrë sistematike që do t’ua mundësojë komunave të jenë funksionale dhe të qëndrueshme financiarisht dhe në anën tjetër në mënyrë të lirë dhe cilësore të kryejnë detyrimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Për këto arsye, Konferenca e sotme është shumë e rëndësishme në realizimin e qëllimeve tona të tilla të përbashkëta.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në këtë periudhë të shkurtër prej 18 muajsh i ktheu komunat dhe zhvillimin e barabartë rajonal në agjendën e saj të prioriteteve.
Në vitin 2019 për zhvillimin e barabartë rajonal ndamë 100% më tepër të holla në krahasim me vitin 2017 ose për mbi 50 % më shumë të holla në krahasim me vitin 2018. Nga 3,5 milionë euro në vitin 2017, për vitin e ardhshëm për projekte për zhvillim të barabartë rajonal në rajonet malore dhe komunat, janë siguruar 7 milionë euro. Qëllimi ynë është që këto mjete të rriten në vazhdimësi deri në transformimin e tërësishëm dhe drejtim të plotë për realizimin e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, sipas të cilit duhet të sigurohet 1% e PBB-së me përfshirjen e investimeve kapitale të cilat do të ishin ndarë sipas nivelit të zhvillimit në të gjitha rajonet malore.
Duke e ditur me çfarë vështirësi financiare dhe borxhe të mëdha ballafaqohet një pjesë e komunave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë me rebalancin e Buxhetit për 2018 me 50 milionë euro shumë të përgjithshme të mjeteve financiare u ndihmon komunave të shërbejnë 50% të borxhit të tyre.
Qëllimi i një hapi të tillë, është të lirohet potenciali zhvillimor i komunave, që shumë vite ishte i bllokuar në borxhe të akumuluara dhe llogari të bllokuara.
Bëhet fjalë për ndihmë të njëfishtë, pa obligim për kthimin e buxhetit qendror, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes lokale. Për të parandaluar përsëritjen e një situate të tillë të padëshiruar, u vendos rregull fiskal me qëllim për të vënë buxhetet e komunave në një kornizë reale të planifikimit.
Dua t’ju inkurajoj në emrin tim dhe në emër të Qeverisë dhe të besoj se kam të drejtë edhe në emër të Kuvendit, të gjithë kryetarët e komunave, sektorë të financave dhe këshillat, të mbani llogari për fleksibilitetin tonë dhe marrëdhënien tonë partneritetit për zbatimin e këtij rregulli. E di që nuk është lehtë të projektohen buxhetet me këtë rregull të ri fiskal, por ne mbetemi partner i komunave dhe besoni se nuk do të lejojmë asnjë komunë ta bllokojë zhvillimin e saj, për arsye të këtij rregulli të ri fiskal. Të gjithë të pajtimit se duhet të vendosin rend për mos vazhduar borxhet e tilla ekuivalente që i kanë komunat. Edhe njëherë rikujtojmë, borxhet e komunave ishin më tepër se 6 miliardë denarë, nëse i llogarisim edhe ndërmarrjet publike lokale shuma është të paktën dyfish më i lartë.
Paralelisht bëhet fjalë për rishikimin e bllok grandeve me të cilat financohen kompetencat në fushën e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve, kulturës, mbrojtjes nga zjarri. Së shpejti, me mbështetjen e Bankës Botërore do të propozohen modele të reja të financimit të këtyre kompetencave, që do të kontribuojnë në ofrimin e shërbimeve më efektive, më efikase dhe më të qëndrueshme të komunave ndaj qytetarëve.
Ajo që dua të paralajmëroj në këtë konferencë, janë investime të mëdha në infrastrukturën lokale edhe atë: në ndërtimin e rrugëve lokale dhe rajonale, kopshteve dhe në infrastrukturën e ujërave të zeza dhe ujësjellësit, si dhe shkollat fillore dhe të mesme.
Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe do të sigurojmë 70 milionë euro nga Banka Botërore për Investime, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e ujësjellësve dhe kanalizimeve. Bëhet fjalë për linja kreditore të cilat do të bëhen operative qysh në fillim të vitit 2019. Në këtë proces, është me rëndësi që komunat të kenë përgatitur projekte kualitative dhe të rishikuara, të cilat do ti dorëzojnë deri në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, që të mund të tërheqin më shumë mjete nga linjat kreditore dhe të fillojnë me realizimin e projekteve. Pikërisht përmes këtyre projekteve kapitale më serioze në rrugët lokale, ujësjellës dhe kanalizime, kopshtet dhe shkollat, kemi për qëllim që paralelisht me ndihmën e njëhershme financiare të stabilizojmë kapacitetin financiar të komunave, ashtu që të mund shteti të llogarisë në këtë kapacitet serioz i cili për fat të keq në Maqedoni ende nuk është i shfrytëzuar në mënyrë të duhur.
Vijon projekti i ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga BEI në vlerë prej 50 milionë euro, nga të cilat ngelin edhe 10 deri 12 milionë euro për realizim. Apeloj deri tek komunat ti shfrytëzoni këto mjete. Kreditë nuk i ktheni ju, Qeveria, respektivisht shteti do ti kthejë këto kredi dhe duhet të shfrytëzohen këto mjete me vlerë.
Në vitin 2019 do të jenë operative edhe mjetet nga TAV, që janë më tepër se 35 milionë euro. Përfundojmë me aneksin e marrëveshjes me TAV, do të zbatojë të gjitha procedurat ligjore, pritjet janë që deri më 15 janar të mund alokimi i këtyre 35 milionë eurove në mënyrë transparente të shpërndahen për projekte trevjeçare në të gjitha komunat e RM-së, përsëri për ujësjellës, kanalizime, kopshte fëmijësh, për shkolla si dhe për ndonjërën nga sallat sportive të shkollave.
Edhe një problem në të cilin hasin komunat është mungesa e kopshteve dhe kapaciteteve për përkujdesjen e fëmijëve në moshën parashkollore. Ky është realiteti ynë.
Banka botërore na la në dispozicion 30 milionë euro për periudhë prej 4 vite, për avancimin e sistemit të mbrojtjes sociale. Nga këto mjete, 16 milionë euro janë vetëm për ndërtim dhe rikonstruksion të kopshteve për fëmijë. Këto mjete përsëri do të përfundojnë në komuna ashtu që fëmijët tanë të jenë nën përkujdesje.
Nëse bëjmë një matematikë të thjeshtë, kjo do të thotë se më tepër se 230 milionë euro do tu jepen komunave për shlyerje të borxheve si dhe për ndërtimin e rrugëve lokale, kanalizimeve, ujësjellësve dhe kopshteve për fëmijë.
Në mënyrë shtesë komunat kanë në dispozicion mjete buxhetore dhe IPA mjete nga BE-ja si ndihmë para anëtarësimit, për ndërtimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve. E kam fjalën për stacione pastrimi. Disa veç më janë lëshuar në përdorim. Vazhdojmë në Manastir, Tetovë, me komunat tjera ku flasim për studime fizibile dhe dokumentacione projektesh për realizim.
Vitin e ardhshëm do të fillojmë edhe me realizimin konkret të deponive në RM të pesë të pa përfshirave me projekte, respektivisht me hapa të caktuara të projekteve për realizimin e deponive rajonale. Mjete për dokumentacionin janë siguruar. Besoj që do të kryejmë punën për disa muaj që të mund të ecim nëpërmjet granteve, nëpërmjet kredive ose nëpërmjet partneriteteve publike private dhe koncesioneve. Kjo gjithashtu është zgjidhje serioze e problemeve të qytetarëve dhe investime serioze kapitale për shtetin, por edhe për komunat.
Qytetarët medoemos duhet të kenë kushtet elementare për jetesë dhe funksionim normal dhe kjo shpresojmë të ndodhë sa më parë.
Edhe njëherë apeloj deri tek komunat dhe administrata e komunave që në kohë të fillojnë me përgatitjen e projekteve kualitative dhe të rishikuara, ashtu që të mund të shfrytëzojnë mjetet në tërësi atëherë kur ato të jenë operative.
Më lejoni që në fund të përcjell porosinë që Qeveria po bëhet partner serioz i komunave. Kryetari i Qeverisë së RM-së, është kryetarë komune i mëparshëm, kemi mjaft ministra të cilët kanë qenë kryetarë komunash, por edhe kolegët tjerë në Qeveri janë pozitiv në tërësi në mbështetjen e komunave. Komunat janë kapacitet serioz për zhvillim dhe rritje të progresit të përgjithshëm ekonomik në RM. Nëse janë më të fuqishme, nëse kanë më tepër kapacitete, Maqedonia mund të pret jetë më kualitative për të gjithë qytetarët. Në këtë drejtim, në vazhdimësi do të punojmë në bashkëpunimin e ndërsjellë. Të gjithëve na pret shumë punë për plotësimin e qëllimit të përbashkët: Kualitet më të mirë për jetesë, për të gjithë qytetarët!
Ju uroj debat të suksesshëm dhe të frytshëm në konferencë. Bashkë me ministrat ju qëndrojmë në dispozicion që të përgjigjemi në të gjitha pyetjet tuaja.