Zaev përkrah fuqishëm kandidaturën e Hekuran Dukës për Dibrën

Mbështetje e pakontestueshme nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev për kandidaturën e Hekuran Dukës për kryetar Komune, njëherit edhe përkrahës për realizimin e programit tonë në 4 vitet e ardhëshme.
Sot në takim publik me Kryeministrin e Maqedonisë dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, bashkë me strukturat lokale nga kjo parti në Dibër, kryetari i degës dhe aktivistë tjerë të LSDM-së, diskutuam mbi fushatën parazgjedhore që gradualisht po shkon drejt fundit, zgjedhjet e 17 tetorit dhe mbi qeverisjen e ardhëshme 4 vjeçare në pushtetin lokal.
Kryeministri Zaev u shpreh fuqishëm përkrahës i kandidaturës për Kryetar Komune, si kryeministër i vendit dhe kryetar i LSDM-së ju drejtua gjithë aktivit të tij politik në Dibër, simpatizantëve dhe përkrahësve të tij që me datë 17 tetor të përkrahet në mënyrë masovike kandidati i BDI-së për Kryetar Komune Dr. Hekuran Duka.
Njëherit kryeministri Zaev u zotua se qeveria e tij do jetë përkrahëse e palëkundur në realizimin e programit tonë për Dibrën në 4 vitet e ardhëshme.

Marketing

Marketing