Zaev: Procesi është inkluziv, të mos e dëmtojmë me ambiciet tona

“Kemi një proces dinamik, proces inkluziv, dëshirojmë të flasim me të gjithë. Nuk duhet të lejojmë që përmes ambicieve tona, ta pengojmë procesin. Marrëveshja e Ohrit, është pjesë e kushtetutës të RM-së, duhet të dërgoj porosi se inkluziviteti i procesit është i rëndësishëm, por nuk duhet të lejojmë që më ambiciet tona ta minimizojmë procesin. Do të flasim për të gjitha detajet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Marketing

Ndryshe mbrëmë zv/ kryeministri Bujar Omsnai kërkoi që Marrëveshja e Ohrit të saktësohet në Preambulën e Kushtetutës. Marrëveshja e Ohrit është zgjidhje për Maqedoninë multietnike dhe duhet të saktësohet në Preambulë.

“Në Marrëveshjen e Prespës është paraparë saktësimi i KAÇKM-së me definimin e Manifestit si dokument kryesor. Ne vlerësojmë se gjatë definimit të dokumenteve konstituive të shtetit është logjike ndjekja e hapave, që nuk është kërkesë vetëm e shqiptarëve por edhe e të gjitha partive politike në shtet, pasi Marrëveshja e Ohrit është futur në Kushtetutë me amendamente, vetëm se nuk është përmendur si dokument. Është logjike që të ketë një tërësi të elementeve konstituive të shtetit në mënyrë kronologjike të jenë Republika e Krushevës, Manifesti i KAÇKM-së, 8 Shtatori dhe Marrëveshja e Ohrit”, tha Osmani.

Marketing