Zaev: Procesi i Prespës shembull për zgjidhje të kontestit mes Beogradit dhe Prishtinës

Procesi i Prespës mund të jetë shembull për zgjidhje të kontestit mes Beogradit dhe Prishtinës, porositi sot në Bruksel kryeministri Zoran Zaev në deklaratën pas drekës së punës me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini me liderët nga Ballkani Perëndimor. Paraprakisht ai pati takim bilateral me europërfaqësuesen Mogerini, si dhe takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Marketing

Në takime është biseduar për ngjarjet aktuale në Maqedoni lidhur me ndryshimet kushtetuese, ligjin për amnisti, tërë procesin e pajtimit, por edhe për çështjet rajonale, mes të cilave çështjen e hapur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi të bindur se mund të ndihmojmë në tërë procesin me përvojën që e kemi nga Procesi i Prespës, ajo mund të ejtë prëvojë edhe për këtë çështje problematike të Ballkanit. Definitivisht Ballkani ka të ardhme të përbashkët dhe duhet të gjithë së bashku të punojmë për atë të ardhme, të ndihmohemi mes veti dhe të kemi mirëkuptim mes veti. Besoj se do të ndihmojmë të gjithë në tërë këtë proces për gjetje të zgjidhjes”, theksoi aev.

Për drekën e punës që e organizoi përfaqësuesja evropiane, Mogerini, me liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se ka kaluar me pajtueshmëri të shprehur të përbashkët për zgjidhje të çështjeve bilaterale në frymën e stabilitetit rajonal, me ç’rast u konstatua se shtetet mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin në procese.

Theksoi se gjatë takimit me Tusk, ai ka dhënë mbështetje për atë që për momentin po ndodhë në Republikën e Maqedonisë.

“Ai është një ndër mbështetësit më të mëdhenj për suksesin e tërë këtij procesi dhe përfaqësues i sjelljeve evropiane dhe mënyrën e udhëheqjes së guximshme të politikave evropiane dhe gjithsesi të rezultateve, të cialt i presim nga zbatimi i tërë këtij procesi”, tha Zaev.

Tusk, siç informoi, i ka dhënë garancë se me përfundimin e këtij procesi dhe të reformave është e qartë se Maqedonia në qershor do të marrë datë për negociata në Këshillin e Evropës.

Me Mogerinin, tha Zaev, kanë biseduar hollësisht për të gjitha ngjarjet në Maqedoni, mes të cilave edhe ligjin për amnisti. KE-ja, shtoi ai, është hollësisht e informuar për procesin e pajtimit dhe fuqimisht e inkurajon atë proces.