Zaev: Punohet për ndërtimet pa leje në Ohër dhe Matkë

Me vendim të inspektorit, janë ndalur dy ndërtime në Ohër, njëri në mes të bregut të liqenit dhe tjetri në qendrën e qytetit, pas të cilave qëndron një këshilltar i Komunës.

Marketing

Siç tha sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, punohet edhe në lidhje me ndërtimet pa leje në Matkë.

“Vendimi është dhënë, vijon proces i përmbarimit. Ligji duhet të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Nëse nuk vepron Komuna, do të veprojë shteti. Kjo nuk është vetëm për shkak UNESKO-s, por për shkak ligjeve të vendit të cilat duhet të respektohen”, theksoi Zaev, pas hapjes së repartit të ri për prodhime të mishit në Gllumovë, Komunën e Sarajit.

Sipas tij, ndoshta ende ndërtohet sepse institucionet duhet të veprojnë sipas vendimit, por nëse askush nuk e respekton vendimin, do të vijojnë përgjegjësi penale.

“Siç u prononcova edhe më parë për platformat, për njërën ka kontest gjyqësor. Këto ditë Ministria e transportit na informoi të jemi të kujdesshëm të mos veprojmë me shpejtësi sepse ka gjykim të shkallës së dytë. Kuptohet, në pajtim me ligjet do të zgjidhet edhe kjo çështje”, tha kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.