Zaev: Referendumi do të ketë sukses

Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika” kryeministri i Maqedonisë tha se çdo kryeministër duhet që të kujdeset për interesat e qytetarëve të cilët ja kanë dhënë besimin dhe për interesat e shtetit.

Marketing

“Jemi liruar nga guri, e kemi humbur gurin i cili për 25 vite na ka tërhequr tatëpjetësh” tha ndër të tjera Zaev.
Detyrë patriotike e çdo politikani, veçanërisht për çdo kryeministër, është që të kujdeset për interesat e qytetarëve që i kanë dhënë besimin dhe interesat e shtetit.

Jam gati të udhëheq të gjitha proceset e lidhura me sigurinë, të forcoj pozicionet ndërkombëtare të Maqedonisë dhe rajonit. Ndihem i përmbushur, sepse i shërbej qytetarëve dhe shtetit dhe punoj për të arritur një vizion të madh, të mirë për të gjithë, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë të gazetës javore ‘Politika’ me qendër në Beograd, duke iu përgjigjur pyetjes se si ndihet pas “revolucionit politik ” të arritur me një stilolaps dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Gjithashtu ai shtoi “Asgjë nuk varet nga nga Ivanov, si dhe nga të gjithë politikanët tjerë, por varet nga qytetarët”.
Qytetarët do të deklarohen në referendum për marrëveshjen historike me të cilën shteti po ecën përpara.

Ne si Qeveri do të përpiqemi plotësisht dhe tërësisht t’i sjellim para qytetarëve përfitimet e marrëveshjes me Greqinë dhe të pastrojmë të gjitha paragjykimet me të cilat politikanët e papërgjegjshëm, të nxitur nga interesa personale joshin publikun. Unë jam optimist dhe besoj se referendumi do të ketë sukses, që do të thotë sukses për çdo qytetar të Maqedonisë, ka deklaruar Zaev.