Kryeministri Zoran Zaev, i cili është lider i LSDM-së, sonte në një tribunë në Pehçevë theksoi se si komb jemi krijuar që të sjellim vendime të rëndësishme për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.
“Më në fund pas 27 viteve kemi ftesë për anëtarësim në NATO, të porositur na e dhanë në dorë. Tani varet nga ne se a do ta kalojmë procesin e skriningut. Pas referendumit, i cili është para nesh nga fundi i vitit 2019 presim anëtarësim të plotë të Maqedonisë në NATO”, tha Zaev, duke shtuar se referendumi në vijim është njëjtë i rëndësishëm si ai i vitit 1991 kur qytetarët vendosën për pavarësinë e shtetit.
Duke u përqendruar në beneficionet nga hyrja në BE, Zaev tha se përfitimi më i madh është krijimi i ambientit ekonomik, në të cilin do të vlerësohet jeta për jetesë në vend.
“Rritja e ekonomisë, e cila është evidente me statistikat e fundit, nuk do të jetë e mjaftueshme për Maqedoninë. Maqedonisë i nevojitet një hap i madh, nëse duam që të rinjtë të mbeten këtu dhe të mos largohen jashtë shtetit”, theksoi Zaev.
Tribuna e koalicionit “Për një Maqedoni evropiane” u mbajt në Shtëpinë e kulturës në Pehçevë.