Zaev: Regjistrimi i popullsisë-detyrim, patjetër të realizohet!

Regjistrimi I  popullsisë do të kryhet në periudhën në të cilën është konceptuar, nga 1 deri në 21 Prill të këtij viti- tha kryeminsitri Zoran Zaev.  Ai theksoi se me partnerët ndërkombëtarë, Qeveria po kërkon një donacion për të paktën 5,000 pajisje për shenjat e gishtave, në mënyrë që të përfhsihet edhe kërkesa e opozitës.

Marketing

Regjistrimi është një detyrim dhe duhet të kryhet sepse ne jemi i vetmi vend pa regjistrim në Evropë, kështu që është turp të bësh eksperimente. Regjistrimi është nevojë urgjente- tha Zaev.

Duke komentuar qëndrimin e opozitës për regjistrimin dhe paralajmërimet  se do të bëjnë një regjistrim të ri kur të vijnë në pushtet, Kryemistri u shpreh se VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron të kuptojë se regjistrimi është operacion statistikor e jo politik, por mund ta bëjnë këtë në vitin 2031, nëse janë në pushtet.