Zaev: Remenskën e pezulluam derisa të dëshmojë pafajësinë

Kryeministri Zoran Zaev beson në pafajësinë e Frosina Remenskit, e cila është e dyshuar në rastin “Reket”. Ai tha se suspendimi i Remenskit nga organet partiake është bërë me qëllim që të njëjtës t’i jepet më hapësirë dhe kohë që të dëshmojë para organeve të drejtësisë që nuk është e përfshirë në këtë rast.

Marketing

Frosina Remenskiështë anëtare e komitetit qendror dhe ekzekutiv i LSDM-së dhe në atë aspekt pezullimi i jep mundësinë që të shfrytëzojë fuqinë e sajë politike dhe partiake në dëshmimin e pafajësisë së saj. Unë besoj në pafajësinë e saj dhe në prezumimin e pafajësisë së saj, por unë jam unë. Ajo duhet të vërtetohet në procedura gjyqësore. Unë vesoj se kur Frosina do e dëshmojë këtë, atëherë dyert e partisë përsëri do të hapen që e njëjta të kthehet në organet dhe trupat e LSDM-së”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Marketing