Zaev: Retorika nacionaliste e Mickovskit, konfirmon humbjen e thellë në zgjedhjet lokale

Për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, me këtë retorikë nacionaliste, Mickovski vetëm konfirmon humbjen e thellë në zgjedhjet lokale.

Marketing

“Qëndrimi i tyre nacionalist të cilin e kanë në një shoqëri multietnike, do të jetë edhe një arsye për humbjen e tyre në zgjedhjet lokale, gjithçka ne punojmë sot, qytetarët do të vlerësojnë më 17 tetor, ata do të vendosin çka është më e mira për ta, sepse mbi 65 për qind të politikave për qytetarët vijnë nga komunat ku jetojnë. Prandaj të bësh politikë në një shoqëri multietnike është sikur të ngasësh biçikletën dhe nëse nuk dinë këtë ta bësh do të biesh, edhe Mickovski nuk di ta ngasë këtë biçikletë.”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.