Zaev: Ribalanci i buxhetit do të thotë zhvillim

Para se t’i dorëzohet Kuvendit për miratim, Ministria e Financave po bën konsultimet e fundit me institucionet e tjera për të parë ku duhet hequr dhe ku duhet shtuar fondet. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi daljen nga pandemia dhe zhvillimin e ekonomisë. Është i kënaqur nga parametrat që tregojnë grumbullimin e të hyrave publike.

Marketing

“Rebalanci i buxhetit do të thotë zhvillim. Hyjmë në pjesën zhvillimore të ekonomisë tonë dhe po dalim nga pandemia por gjithashtu na duhen para për të paguar vaksinat; kemi në plan të plotësojmë kërkesën e opozitës për terminale për të vënë gisht, të ashtuquajtura “fingerprint”; planifikojmë të zhvillojmë politikat bujqësore; të përkrahim të gjitha pakot e masave dhe të jemi të gatshëm për çdo gjë që pason”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.