Zaev: Rikonstruim të Qeverisë s’do të ketë por vetëm ndryshim të disa ministrave

Kryeministri Zoran Zaev nuk mendon për rikonstruim më të gjerë të Qeverisë por pranon se mund të ketë ndryshim të ministrave të caktuar.

Marketing

Nëse ndonjë ministër nuk vjen në punë, është e logjikshme se duhet qeveria të ulet dhe të mendojë që kjo të ndryshohet. Kështu shkojnë punët. Sigurisht që bisedojmë me partnerët e koalicionit të cilët kanë ndarë përgjegjësinë me ne edhe në resore të tjera. Nëse ka nevoja të atilla, po. Nëse diku nuk ka efekte që duhen e dimë se si të veprojmë. Kam folur me ministrat. Mos-realizimi i investimeve kapitale ka dy hapa.

Hapi i parë është t’i marrim paratë dhe t’i adresojmë diku tjetër. Me rishikimin këtë e bëmë. Të gjithë këto pare i drejtuam te komunat që ta rrisim kapacitetin e vetëqeverisjes lokale. Hapi i dytë është përgjegjegjësia politike. As unë dhe as qytetarët nuk do të na kuptojnë nëse nuk i realizojmë programet, buxhetin, veçanërisht zhvillimin kapital të Maqedonisë sepse të gjithë jemi të përkohshëm këtu dhe duhet patjetër të mbajmë përgjegjësi”- u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.
Rikonstruim s’do të ketë por ndryshim të ministrave do të ketë?
Me siguri, po”- tha Zaev.

Marketing