Zaev: Rritje të shkëmbimit tregtar me Bullgarinë

Pasi e nënshkruam Marrëveshjen me Bullgarinë, kemi rritje të shkëmbimit tregtar prej 8,2 për qind në vitin 2018, si dhe rritje të eksportit prej 4,1 për qind në vitin 2019 në periudhën janar-maj, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Marketing

Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë ishte nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017, ndërsa Zaevi së bashku me kryeministrin bullgar Bojko Borisov në fillim të këtij muaji e shënuan dyvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes.