Zaev: Shëndeti i qytetarëve më i rëndësishëm se zgjedhjet

Edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, me të njëjtin qëndrim, shëndeti i qytetarëve më i rëndësishëm se zgjedhjet.

Marketing

“Këtë vendim duhet ta sjellim të gjithë së bashku. Këtë ne e propozojmë sot si parti më e madhe në pushtet. Duhet të bëjmë llogari edhe cilat do të jenë pasojat e shtyrjes së zgjedhjeve mbi ekonominë, por të gjithë e dimë se gjendja aktuale e bën situatën të pakëndshme mënyrën se si do të organizohet votimi, mbledhjet në vendvotime, etj. Shpresoj se së bashku do të ndërtojmë qëndrim për shtyrjen e zgjedhjeve. Ekzistojnë disa elemente që përcaktojnë se kur mund të mbahen zgjedhjet por kryesorja është shëndeti publik. Detajet për një datë të saktë e lej për t’i diskutuar në takimin e liderëve”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.