Zaev shkarkon nga detyra Kiracovskin dhe nënkryetarët e LSDM-së

Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Aleksandër Kiracovski është shkarkuar nga detyra partiake, por jo vetëm edhe të gjithë 6 nënëkryetarët partiak, Oliver Spasovski, Damjan Mançevski,Frosina Remenski,Muhamed Zekiri,Bllagoja Boçvarski dhe Petre Shilegov mëson portali në gjuhën maqedonase 24info, transmeton Koha.mk.

Marketing

Gjatë mbrëmjes së sotme nuk janë propozuar nënkryetar të ri. Zaev të njëjtën do ti propozoj gjatë muajit qershor, kanë informuar nga LSDM.

Siç raportohet për sekretar të ri të LSDM-së është propozuar ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave, Lupço Nikollovski. Ai nuk do të jetë më në detyrën e ministrit.

Nënkryetarët e LSDM-së janë: Frosina Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muamed Zekiri, Bllagoja Boçvarski, PetreShilegov.

Nga burime jo zyrtare mësohet se në rikonstruim sonte nuk do të bëjnë pjesë minisrat.

Marketing