Zaev: Shteti nuk mund të ecë përpara me nacionalizmin e Mickoskit dhe Selës

Me Mickoskin dhe Selën, shteti nuk mund të përparojë, thotë kryeministri Zaev në emisionin “200” në Alsat. I pyetur për të komentuar mbi pretendimet e opozitës se shteti nuk mund të bëjë përparim me qeverinë aktuale, Zaevi thotë:

Marketing

“E, jo, me Mickoskin dhe Zijadin Selën do të ecë përpara… Të mbërthyer në preokupimin e tyre nacionalist si filozofi, si një angazhim politik, ata nuk mund të thonë, në një shoqëri multietnike, se ata do të ecin përpara.. .në tubimet e tyre ata ende flasin për një Maqedoni të pastër, derisa para ca kohësh mbajtën protesta për t’i kufizuar të drejtat e komuniteteve më të vogla, veçanërisht të atij shqiptar. Opozita shqiptare po merr forcë dhe po ndërton muskuj mbi temën e nacionalizmit shqiptar. Ajo nuk ka të ardhme, ajo nuk shpie përpara,” tha Zaev.

Marketing