Hetimi do t’i zbulojë detajet për arratisjen e Gruevskit, por mbetet pyetja si katër vende, miq tanë, e lejuan këtë, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës punuese në Strumicë.
Zaev pret që opinioni shumë shpejt të informohet çfarë saktë ka ndodhur në Maqedoni rreth arratisjes së ish kryeministrit.
“Jam informuar nga MPB dhe e di deri më tani kur kanë mbërritur punët dhe besoj se shumë shpejt opinionit do t’i bëhen të ditur detajet çfarë ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë, sepse e dimë çfarë ka ndodhur në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi dhe në Hungari.
Mbetet pyetja si miqtë tanë, katër vende, e kanë lejuar këtë dhe gjithsesi mbetet paetja si tre vende anëtare të NATO-s, duke demonstruar sundim të së drejtës, e them këtë nën thonjëza, në kohën kur shoqëria e Maqedonisë, Parlamenti i Maqedonisë seriozisht është fokusuar për shkak të frymëzimit të madh me të drejtë për të qenë anëtare e BE-së dhe e NATO-s, pikërisht kjo ndodh. Por, për këtë shkak janë hetimet, për këtë shkak janë informacionet të cilat do të ndahen me opinionin”, theksoi Zaev.
Të gjithë e pamë, shtoi ai, ndërsa edhe konfirmuan se me automjete diplomatike të Hungarisë dhe i shoqëruar nga diplomatë hungarezë, Gruevski ka mbërritur në Budapest.
Zaevit i vjen keq që MPB-ja që nuk mund të dalë me informacion të hollësishëm. Tha edhe se e respekton atë që Prokuroria Publike është në hetim serioz dhe derisa zgjat hetimi, përsëriti, nuk mund të t’i bëjnë të ditur të gjitha detajet.
Kryeministri ka përgënjeshtruar dhe se ka komunikuar me Nikolla Gruevskin drejtpërdrejt para se ta lëshojë shtetin, duke shtuar se këtë informacion tashmë ia ka përgënjeshtruar medias e cila e ka publikuar dhe se kjo është publikuar.
“Punë e përsosur, do të dalë se bashkërisht atë e kemi dakorduar. Që kur jam kryeministër, një vit e gjysmë, me z. Gruevski nuk kam kurrfarë kontaktesh.
Kontaktet e fundit ishin kur robëruar, bllokuar Parlamenti në atë diskutim të pafund para se të ndodhin ngjarjet e padëshiruara të 27 prillit. Ishte atje, në Parlament, kur biseduam që ta zhbllokojmë procesin, se është e qartë se shumicë ekziston dhe të mos e mundojmë Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ishin bisedimet e fundit”, u përgjigj Zaevi në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës punuese të sotme në Strumicë.