Kryeministri Zoran Zaev do të takohet sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kalimin kufitar në Tabanovc, njoftoi shërbimin e shtypit i Qeverisë.
Sipas njoftimit, në takim do të shpallet zbatimi i projektit të përbashkët të menaxhimit të kufijve – One Stop Shop.
Takimi vjen në një kohë kur Beogradi dhe Prishtina po aktualizojnë çështjen e kufirit.