Zaev: Sukseset në reformat dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët, na jep besueshmëri të jemi të suksesshëm edhe në procesin inkuadrues

Kryeministri Zoran Zaev sot në kuadër të vizitës njëditore në Pragë, Republikën e Çekisë, mori pjesë në “Samitin e kryeministrave të shteteve të grupit të Vishegradit dhe kryeministrave të partnerëve shtetëror nga Ballkani Perëndimor”, duke vlerësuar si angazhim të vërtetë për bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë mes shteteve të grupeve të Vishegradit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

“Vendet e grupit të Vishegradit gjithmonë kanë qenë mbështetës të fuqishëm dhe të zëshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në proceset e tyre dhe angazhimet për integrim në BE, dhe të gatshëm t’i këmbejnë përvojat e tyre nga proceset eurointegruese, por edhe ta rris bashkëpunimin ekonomik me vendin tonë dhe rajonin”, theksoi kryeministri Zaev në Samit.

Zaev, potencoi se vendi ka bërë progres të madh dhe tani gjendet në periudhë kyçe për ardhmërinë e shtetit.

“Pres që anëtarësimi ynë në NATO të bëhet efektiv së shpejti, pas dhjetë rekomandimeve pozitive për Komisionin Evropian, konkluzionet optimiste të Këshillit (në 2018 dhe 2019) dhe rezultatet i që kemi krijuar – gjithnjë e më shumë jam i bindur se jemi gati për të filluar këtë udhëtim dhe të përballemi me të gjitha sfidat që i sjell procesi. Sukseset që i kemi arritur në reformat e brendshme dhe mbylljen e çështjeve të hapura bilaterale, na japin besueshmërinë për të pretenduar se do të jemi të suksesshëm në procesin e inkuadrimit”, tha kryeministri.

Ai shtoi se bashkëpunimi i afërt me vendet anëtare të BE-së do të kontribuojë për ballafaqimin me sfidat e agjendës politike në BE, siç janë ndryshimet klimatike, energjetika, mjedisi jetësor, si dhe ndikimet e jashtme, siguria dhe emigracioni.

Gjatë fjalimit në “Samitin e kryeministrave të grupit të shteteve të Vishegradit dhe të kryeministrave të shteteve partnere të Ballkanit Perëndimor” në Pragë, kryeministri Zaev shprehi mirënjohje dhe vlerësoi si jashtëzakonisht inkurajuese deklaratën e Ballkanit Perëndimor me të cilin liderët e vendeve të tyre të grupit Visegrad e konfirmojnë mbështetjen për inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bindjen se bashkimi i Evropës nuk do të jetë i plotë pa hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Marketing