Problemi me çështjen e nënshtetësisë po merr kahje drejt zgjidhjes. Takimi mes opozitës shqiptare dhe kreyministrit Zaev, ku palët kanë shpalosur argumentet e veta, ka rezultuar me pajtimin në parim për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme, e cila pritet të harmonizohet brenda një jave. Sipas kryeministrit Zaev dhe kordinatorit të grupit parlamentar të koalicionit ASh-Alternativa, detajet që janë diskutuar çojnë drejt zgjidhjes.
“Për një pjesë të çështjes menjëherë gjetëm zgjidhje dhe e dijmë se si do të zgjidhjen por për një pjesë të rëndsishme konkluduam se Qeveria duhet t’i shqyrtojë argumentet e ofruara në narativin dhe arsyetimin e Aliansës dhe Alternativës, siç do të duhet edhe ata të shqyrtojnë argumentet e ofruara nga ministrat përkatës. Ramë dakord që brenda një jave t’u rikthehemi argumenteve dhe detajeve që në fund të harmonizojmë zgjidhjen.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
“Jemi në një rrugë të mirë. Gjatë gjithë diskutimit hasëm në një mirëkuptim verbal nga ana e kryeministrit posaçërisht për gjetjen e një zgjidhje të mirë dhe të kapshme. Edhe ne si koalicion nuk jemi të interesuar që të jemi delja e zezë në kuadër të Kuvendit duke bllokuar sa e sa ligje vetëm për ta debllokuar ligjin për shtetësi. Parndaj konsiderojmë se pika që u diskutua në takimin që sapombaroj janë të rëndësishme dhe do të duhet t’I diskutojmë në kuadër të grupit parlamentar bashkë me dy kryetarët e partive politike.”, tha Skënder Rexhepi nga ASh-Alternativa.
BDI në pushtet thekson se çështja e shtetësisë ka qenë në agjendën e koalicionit qeverisës dhe në vazhdimësi janë kërkuar zgjidhje.
“Dua të ftoj edhe përfaqësuesit e opozitës që të jenë pjesë e grupit punues që është në përbërje të përfaqësuesve qeveritarë dhe ta gjejmë një zgjidhje adekuate për të përmbyllur këtë çështje dhe sa i pëktet atyre personave, theksova janë 2674 aplikacione dhe nuk janë 70 mijë qytetarë të mbetur pa shtetësi, që të rrumbullakësohet kjo çështje.”, tha Arbër Ademi, BDI.
Gjithsesi zgjidhja do të kërkohet në dy pista. Në njërin grup do të jenë personat që kanë lindur në Maqedoninë e Veriut dhe në grupin tjetër personat që kërkojnë të fitojnë shtetësisë në bazë të lidhjes së kurorës martesore apo arsye të tjera.
Marketing
