Kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit të sotshëm me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja, tha veç tjerash se gjatë qeverisjes katërvjeçare është i interesuar të punojë për përmirësimin e standardit për jetesë të qytetarëve.
Me këtë rast siç informojnë nga shërbimi i qeveri, Zaev i zotua që të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm me OSBE-në edhe më tutje.
Zaev ka theksuar se “mandati i dytë është mundësi e mirë, për të vazhduar me implementimin e prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin në NATO dhe BE si dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, përkushtim në qeverisjen efikase dhe vazhdimin e reformave të përgjithshme në vend për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, thuhet në komunikatë për media të Qeverisë.