Zaev: Tarmvaj elektrik në Shkup dhe gazifikim për të ulur nivelin e ndotjes

Për shkak të ndotjes enorme të ajrit gjatë ditëve të kaluara në Shkup dhe Kumanovë, por edhe qytete tjera të vendit, janë formuar ekipe me shtatë këshilltarë qeveritar të cilët punojnë në koordinimin e të gjithë inspektorateve, përfshirë edhe MPB-në. Qëllimi sipas kryeministri Zaev është të veprohet menjëherë për të parandaluar ndotjen e ajrit.

Marketing

Në seancën parlamentare “pyetje deputetësh”, Zaev foli më gjërësisht për masa në drejtim të mbrojtjes së ambientit jetësor dhe parandalimit të ndotjes së ajrit. Ai shprehu keqardhje që qeveria e kaluar ka zvarritur procesin e gasifikimit. Ai tha se gjatë këtij viti, qeveria e tij ka realizuar 83 për qind të planeve të parapara për gasifikim.

Për Qytetin e Shkupit që është në proces të gasifikimit, kryeministri paralajmëroi tramvaj elektrik me vlerë të projektuar rreth 100 milion euro.

“Qëllimi i Qeverisë është të tërheq kredi në vitin 2020, kurse procedurën e ka filluar tashmë me qëllim që tenderimi të përfundojë gjatë stinës së dimrit dhe Qyteti i Shkupit të mund të hyjë në implementimin dhe realizimin e projektit për tramvaj elektrikë. Shpresojmë që këtë ta bëjmë nga Van Holl që i prodhon këtu” tha Zaev.