Delegacion i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka qenë për vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë ku ka pasur takim me nënpresidentin amerikan Majk Pens. Kryeministri ka dhënë një intervistë të shkurtë për MIA menjëherë pas takimit me Pens.
Zotëri Zaev, e dimë se Shtëpia e Bardhë jep mbështetje politike për referendumin dhe hyrjen e Maqedonisë në NATO. A jep SHBA mbështetje konkrete edhe për ekonominë, mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë.
-Në takimin me nënpresidentin Majk Pens kemi qenë seriozisht të inkurajuar mbi suskesin e referendumit të ardhshëm. SHBA-të kanë qenë me ne, gjatë gjithë procesit në gjetjen e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë që u zgjdoh në mënyrë bilaterale, por ata ishin këtu të inkurajojnë dhe motivojnë. Nga pavarësimi jonë deri tani, SHBA-të kanë dhënë mbi 1.25 miliardë dollarë mbështetje për Maqedoninë në gjitha sferat.
Mbështetja ka ardhë edhe në mbrojtje dhe arsim, gjyqësi dhe në sfera tjera. Për mbrojtjen, atë që e presim është mbështetje përmes rritjes së interperabilitetit të armatës me NATO-n. Amerika është parnteri më i madh në partneritetin tonë me Aleancën dhe besoj se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi këtë e kemi treguar edhe kur nuk ishim aëntare e NATO-s por tani kur do të bëhemi anëtare e Aleancës, mbështetja do të jetë edhe më e madhe.
Cila është përshtypja e juaj nga diaspora e Maqedonisë në Amerikën Veriore për referendumin? E dimë se ka ndasi rreth çështjes së referendumit për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.
Unë ndjej keqardhje që ndarja në diasporë është më e madhe se sa në Maqedoni lidhur me referendumin. Në Maqedoni qytetarët janë në shumicë të madhe “për”, por besoj edhe një pjesë e madhe e opozitës do të jenë “për” dhe do të ketë sukses referendumi. Diaspora jonë është me rëndësi aq sa edhe në shtëpi. Në esencë nuk shoh se pse të ketë kësi ndasi.
Unë do të kisha apeluar deri te të gjithë bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Amerikë, por edhe gjetiu në diasporë, se Maqedonia e përmbush aspiratën e pritur shekullore të etërve dhe gjyshërve tanë. Kjo është të kemi vend që është i njohur në mbarë botën, ku jeton populli maqedonas i njohur nga të gjithë, me identitet të vërtetuar që askush nuk do të mund ta kontestojë dhe gjuhë maqedonase të vërtetuar dhe të mbrojtur. Askush më nuk do të mund ta kontestojë identitetin maqedonas! Të gjithë duhet të jemi krenar për këtë.
E ndaj shqetësimin me njerëzit tanë nga diaspora se mbiemri “verior” në emër nuk pranohet lehtë. Por nuk ka Maqedoni tjetër përveç kësaj. Pjesa veriore e Greqisë është Greqi, pjesa perëndimore e Bullgarisë është Bullgari. Ndërkaq, duke e ditur çfarë perspektive dhe të ardhme sigurojmë për shtetin, por para së gjithash për fëmijët tanë dhe për gjeneratat pas nesh, besoj se kjo është me të vërtetë arsye serioze që të bashkohemi.
Me këto fjalë dëshiroj t’i motivoj të gjithë. Pa dallim nëse jemi të paraqitur dhe nëse dëshirojmë të votojmë apo jo, konsideroj se Maqedonisë i është më se e nevojshme mbështetja nga diaspora. Por, kësaj radhe është me rëndësi, të gjithë, pa dallim ku jemi, në shtëpi apo në Australi, Kanada, Amerikë apo Evropë – të gjithë t’i japim mbështetje asaj që do të thotë alternativë e vetme për Maqedoninë tonë.
Zotëri Zaev, a merr Maqedonia ndihmë nga SHBA-ja për luftën kundër sulmeve hakerike ruse në rrjetet sociale përmes fushatës për bojkot të referendumit?
“Rusia publikisht thekson se është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe kjo është e drejtë e tyre legjitime. Ne çdokund themi se për ne nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të barabartë në NATO dhe në BE. Po të kishte, do ta kishim shqyrtuar. Dëshirojmë të ndërtojmë miqësi me Federatën ruse dhe t’i avancojmë marrëdhëniet, por definitivisht mbi 80 për qind e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Ndoshta ka aktivitete të caktuara të cilat zhvillohen në rrjetet sociale.
Por, nuk mund të them se kjo është armiqësi ndaj Maqedonisë. Ne jemi vend demokratik, kemi miq nga e mbarë bota dhe si demokraci është logjike të kemi qytetarë të cilët janë të përcaktuar në të gjitha bazat, edhe drejt lindjes edhe drejt perëndimit. Edhe pse mbi 82 për qind janë për perëndimin. Të gjithë kanë mundësi të dalin dhe të votojnë në referendum, ta shprehë vullnetin e vet dhe me atë ta japin udhërrëfimin, kahen drejt së cilës do të lëvizë Maqedonia.
Nga SHBA-ja nuk marrim kurrfarë mbështetje konkrete për luftë kundër propagandës ruse. SHBA-ja parimisht na mbështet. Ndërsa me lajmet e rrejshme ne në shtëpi vetë përballemi. I shfrytëzojmë të gjitha veglat tona që na janë në disponim, si shoqatat e gazetarëve, asociacionet për standarde etike në gazetari, dhe ne si Qeveri, me sektorët tanë për marrëdhënie me opinionin, i mbështesim ato përpjekje, përmes ndarjes së lajmeve të vërteta dhe shkatërrimin e të rrejshmeve.
Lajmet e rrejshme janë çdokund, jo vetëm në Maqedoni, ky është trend global. Shoh se ekzistojnë disa vegla për ndarje maksimale të lajmeve të rrejshme dhe ato vegla përdoren nga individë dhe grupe, sipas të gjitha gjasave jashtë Maqedonisë. Nuk kemi dëshmi se kjo paguhet prej nesh, sigurisht vjen nga lojtarë të jashtëm, por qytetarët janë mjaft të matur të njohin lajmet e vërteta nga të rrejshmet.
Ne po tentojmë t’i shkatërrojmë ato dezinformata, në mënyrë që të mund informatat e vërteta dhe të kontrolluara të prekin deri te qytetarët, sepse në bazë të informatave të sakta dhe të kontrolluara, qytetarët do të sjellin vendim të drejtë edhe për referendumin, por edhe për proceset të cilat pasojnë pas tij.
Boris Kamçev, korrespondent i MIA-s nga Uashigntoni