Zaev: Terminali në Qafë Thanë do ta lehtësojë këmbimin e mallrave me Shqipërinë

Kryeminsitri Zoran Zaev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski sot kryen kontroll në përgatitjet e terminalit të ri në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

Marketing

Projekti, siç informon kryeministri, përfshin ndërtimin e terminalit të ri eksportues – importues doganor prej 9,5 mijë metrave katrorë, rrugë të qasshme, objekte për doganim dhe objekte të tjera inspektuese, si dhe rikonstruimin e objekteve ekzistuese. Është financuar nga programi IPA dhe nga Buxheti në shumë prej 1,48 milionë eurove.

“Ky terminal i ri do të kontribuojë për rritjen e fuqisë lëshuese në vendkalim për dërgesa në mallra, për uljen e kohës së nevojshme për kryerje të formaliteteve doganore, dukshëm do ta përmirësojë infrastrukturën për zbatim të mjeteve bashkëkohore për inspektim. Me të do të përshpejtohet dhe lehtësohet këmbimi i mallrave përmes këtij vendkalimi kufitar më frekuentues drejt Republikës së Shqipërisë, e njëkohësisht do të lehtësohet dhe përshpejtohet transporti përgjatë Korridorit panevropian 8”, theksoi Zaev.

Projekti për sendërtim të objekteve për doganim dhe kontroll në Vendkalimin kufitar për qarkullim rrugor Qafë Thanë, shtoi, është në lidhje të ngushtë edhe me sistemin kompjuterik: Sistemin për përpunim të deklaracioneve doganore dhe dokumenteve të akcizave.

“Ky sistem do ta zëvendësojë tërësisht sistemin e deritanishëm dhe do të sigurojë procedura doganore pa letra. Kjo do të kontribuojë të përmbushen standardet evropiane dhe të krijohet shërbim më efikas dhe bashkëkohor doganor, i gatshëm t’u përgjigjet sfidave të tregtisë globale. Ky është edhe një konfirmim se Republika e Maqedonisë së Veriut po hapëron me përkushtim dhe sigurt në rrugën e vërtetë, drejt anëtarësimit të barabartë në NATO dhe fillimit të negociatave për anëtarësim në BE si qëllime tona strategjike të cilat do të sjellin paqe të përhershme dhe perspektivë të qëndrueshme ekonomike për qytetarët e vendit tonë”, tha Zaev pas kontrollit të kryer.

Me ndërtimin e terminalit, sipas drejtorit të Drejtorisë së doganave Tanasoski, mundësohen kushte për fillim të negociatave me Republikën e Shqipërisë për hapje të “one stop shop” edhe në këtë vendkalim kufitar. Me këtë, konsideron se dukshëm do të ulet koha e pritjes së kamionëve që paraqet edhe shpenzim më të madh të operatorëve ekonomikë.

“Ky vendkalim kufitar paraqet edhe pilot zyrë për vendosjen e sistemit të ri për përpunim të deklaracioneve elektronike dhe dokumenteve të akcizave që do të paraqesë softuer që do të na futë në bashkimin Evropian. Është kompatibil me sistemet e BE-së dhe do të paraqesë softuer më avancues në rajon”, sqaroi Tanasoski.

Marketing