“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, theksoi rendësin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke theksuar edhe ndërtimin e autostradës e cila do të mundësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
“Kosova dhe Maqedonia nuk akne asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi, president i Kosovës, i cili njëherit përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Thaçi ftoi qytetarët e Maqedonisë që të votojnë “pro”referendumit, sepse sipas tij Maqedonia në NATO nënkupton stabilitet për mbarë rajonin.
Drejtpërdrejt nga konferenca për shtyp e Kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Publiée par Alsat-M.TV sur Mercredi 12 septembre 2018