Zaev – Thimonier: Maqedonia është në rrugën e duhur

Maqedonia është në rrugën e duhur për realizimin e qëllimeve të saj strategjike, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, ka vlerësuar ambasadori francez në Maqedoni Kristian Timonie në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev.
Siç informon shërbimi qeveritar për media, në takim Timonie e ka uruar kryeministrin Zaev për lidershipin i cili ka sjellë deri te Marrëveshja e Prespës, dhe është vendimtarë për realizimin e proceseve eurointegruese.

Marketing

“Jemi të përkushtuar ta shfrytëzojmë momentin historik dhe kemi motiv të lartë pas thirrjes së marrë për fillimin e negociatave inkuadruese me NTO-n dhe datën e paralajmëruar për fillimin e negociatave me BE-në, ta bëjmë Maqedoninë pjesë të familjes eurointegruese”, ka thënë kryeministri Zaev, duke falënderuar ambasadorin francez për mbështetjen të cilën vendi i tij ia jep Maqedonisë dhe qytetarëve të saj gjatë realizimit të qëllimeve strategjike.

Kryeministri ka përsëritur se Maqedonia do të vazhdojë me politikën e ndërtimit të miqësisë me të gjitha vendet fqinje si kusht i vetëm për stabilitet dhe integrimin evropian të gjithë rajonit.

Lidhur me integrimet euroatlantike në takim të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se për qytetarët është shumë me rëndësi përkushtimi i Qeverisë për vazhdimin e zbatimit të reformave në sistemin gjyqësor, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit me të cilën hapen edhe perspektivat për zhvillim ekonomik aktiv.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Timonie kanë biseduar edhe për mbështetjen konkrete franceze, e cila po realizohet në drejtim të bashkëpunimit me ekspertë francez në fushën e përgatitjeve të administratës së Maqedonisë për negociata me BE-në, me qëllim që sa është e mundur më shpjet të fillojnë negociatat e Maqedonisë me Unionin.

Në takim është biseduar edhe për shfrytëzimin e mundësisë për dinamikë më të madhe të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Francës.

Në shenjë respekti për angazhimet e tij dhe në nderë të shënimit të 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Francës, ambasadori Timonie kryeministrit Zaev i ka dhuruar monedhë argjendi me imazhin e “Zhan Mones”, një prej krijuesve të Evropës, në mënyrë simbolike duke i dëshiruar fat në përpjekjet për rrumbullakësimin e procesit të integrimeve evropiane të Maqedonisë, qëndron në kumtesë.