Stevo Pendarovski i fitoi 321.201 vota kundrejt 316.872 të Gordana Siljanovska Davkovas dhe 79.169 vota të Blerim Rekës, kumtoi sonte kryeministri Zoran Zaev duke përmendur se këto numra janë nga shtabi i tyre prej 98,27 për qind të votave të kontrolluara të numrit të përgjithshëm të votuesve.
“Pendarovski kryeson me mbi 4.300 vota epërsi. Më lejoni t’u përgëzoj për zgjedhje korrekte dhe demokratike me të cilat e vërtetuam vlerën evropiane. Hapat e tillë na ngjajnë dhe unë jam i bindur se në raundin e dytë të zgjedhjeve do të rrethojmë edhe për një vlerë evropiane – presidentin evropian të shtetit tonë”, tha Zaev.
Sipas tij, dy, koncepte krejtësisht të ndryshme do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Koncepti i Stevo Pendarovskit është progresiv dhe bashkon. Koncepti tjetër i Gordana Siljanovskës është destruktiv dhe e ndan popullin”, theksoi kryetari i LSDM-së.
Ai tha se e di se në raundin e dytë qytetarët akoma më fuqishëm do ta mbështesin progresin dhe se më shumë qytetarë do t’i bashkohen fitores së Pendarovskit.
“Pres edhe qytetarët të cilët sot votuan për zotin Blerim Reka, më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë drejt rrugës e cila çon përpara, pasi edhe ata e dinë se rruga mbrapa sjellë dëme, për të gjithë madje edhe për ata”, bëri thirrje Zaev dhe theksoi se këto janë zgjedhje të rëndësishme pasi përcaktojnë se me çfarë shpejtësie do të vazhdojmë të shkojmë përpara dhe sa shpejtë do të fillojmë të jetojmë në mënyrë evropiane.
Kryetari i Qeverisë Zaev ju bëri thirrje të gjithëve të cilët, siç tha, kanë qenë në mëdyshje të dalin sot. Të gjithë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllahë, boshnjakë, egjiptianë dhe të gjithë të tjerët.
“Çdo votë është e rëndësishme. Ju jeni të rëndësishëm. Prej votës tuaj varet nëse vendi do të vazhdojë përpara. Dilni dhe votoni në raundin e dytë. Dhe ju vendosni. Zgjidhni progresin për vendin tonë. Bëj thirrje për bashkim të madh në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për edhe një hap të sigurt Përpara, në rrugën që e trasojmë, drejt NATO-s dhe BE-së, drejt progresit ekonomik”, theksoi Zaev.