Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “TV24”, në mënyrë eksplicite deklaroi se dyshon për përfshirjen e kreut të opozitës Hristijan Mickoski për ikjen e Gruevskit në Budapest.
Ai dyshimin e tij e bazon në errësirën dhe fshehtësinë e takimeve të Mickoskit me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pak përpara ikjes së Nikolla Gruevskit.
Zaev beson se ministri Oliver Spasovski nuk ka përgjegjësi për ikjen e ish-kryeministrit.