Zaev-Trenta: Maqedonia meriton të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Atlantike të Veriut

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ministren italiane të Mbrojtjes, Elizabeta Trenta, në të cilin u bisedua për referendumin e ardhshëm dhe anëtarësimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Marketing

Në takimin me ministren Trenta, e cila me delegacion prej shumë anëtarëve është për vizitë zyrtare në vendin tonë, kryeministri Zaev ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shumë bashkëpunëtorë të tij.

Kryeministri Zaev, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, duke i dëshiruar mirëseardhje, me ministren Trenta biseduan për referendumin e ardhshëm, si një moment historik, i cili shënon fillim të realizimit të aspiratave euroatlantike të Maqedonisë, të cilat janë prioritete afatgjate strategjike të vendit.

Në bisedën për anëtarësimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në BE, ministrja Trenta e përshëndeti entuziazmin e kryeministrit Zaev dhe nënvizoi se vjen në Maqedoni për ta shprehur mbështetjen e Italisë për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë dhe të ofrojë ndihmë, nëse është e nevojshme, që të zhvillohet edhe më tej miqësia midis dy vendeve dhe vendeve tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Trenta, kryeministrit Zaev, thuhet në kumtesë, i ka porositur se referendumi është i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për të gjithë miqtë të cilët e mbështesin vendin dhe angazhimet e tij për hyrje në BE dhe në NATO.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO siguron siguri, stabilitet dhe të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët në vend, sidomos për të rinjtë, të cilët meritojnë t’i ndjejnë përfitimet që i ofron bashkësia evropiane.

U vlerësua se Maqedonia meriton të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Atlantike të Veriut dhe si pjesë e Aleancës, të bëhet faktor i stabilitetit në rajon, si vend, përcaktimi strategjik i së cilës është që të mbajë miqësi dhe bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje.

Kryeministri Zaev, ministres Trenta ia ka përsëritur angazhimet dhe vullnetin politik të Qeverisë aktuale që të vazhdojë me reformat kyçe për përforcim të sundimit të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, reformave në siguri dhe inteligjencën dhe reformën në administratën publike, me qëllim të integrimi në NATO dhe BE.

Zaev, qëndron në kumtesë, ka potencuar se referendumi i ardhshëm është moment për vendim për të ardhme evropiane për Maqedoninë dhe se përgjegjësia është e të gjithë subjekteve politike relevante në vend, duke e përfshirë edhe opozitën, me të cilën edhe deri më tani së bashku kanë marrë pjesë në reformat e nevojshme.

Zaev dhe Trenta kanë shprehur bindje se dy vendet edhe më tej ekonomikisht do të bashkëpunojnë dhe do të përpiqen ta rrisin shkëmbimin turistik dhe kulturor mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.