Zaev: Vendi i Maqedonisë është në BE dhe në NATO

Vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, tha kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Zoran Zaev sonte në tribunën e qytetarëve në Kërçovë, duke u bërë thirrje qytetarëve të dalin më 30 shtator dhe të votojnë për Maqedoninë evropiane.

Marketing

“NATO do të thotë siguri, paqe dhe stabilitet. NATO do të thotë paqe dhe asnjëherë më luftëra. Neni 5 i Marrëveshjes së NATO-s thotë se nëse sulmohet një vend anëtar ajo do të thotë se është sulmuar NATO dhe të gjitha vendet anëtare. Me hyrjen në NATO përfundimisht do ta sigurojmë Maqedoninë”, tha Zaev.
Ai e përkujtoi referendumin e vitit 1991 kur Maqedonia u bë e pavarur për të cilën, siç tha të gjithë jemi krenarë.

“Kjo gjeneratë gjithashtu ka rol historik. Nëse në vitin 1991 e fituam pavarësinë e vendit, tani duhet ta sigurojmë dhe përfundimisht pas 27 vitesh të niset përpara”, theksoi Zaev.
Ai tha se dilema për referendumin nuk ka dhe se NATO dhe BE janë alternativa e vetme.
Ai u bëri apel qytetarëve të dalin në 30 shtator dhe të votojnë për Maqedoninë evropiane.

Marketing