Zaev vendimin e PLD-së e cilëson si goditje ndaj LSDM-së

“Unë besoj se ekziston shumica parlamentare, dhe për kohë shumë të shkurt do ta dëshmojmë, ndoshta edhe më tepër se 62 deputetë”, kështu i komentoi ndryshimet e mundshme në përbërjen parlamentare, kreu i ekzekutivit Zoran Zaev.

Marketing

Kryeministri Zaev theksoi se vendimi i Partisë Liberal Demokrate për braktisje të grupin parlamentar të LSDM-së në këtë periudhë e cilëson si vendim jo të duhur.

“Unë dëshmoj se kemi bashkëpunim të shkëlqyer, unë mendoj se për momentin nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Mund të prisnin 15 ditë ose një muaj , pasi të kalojë tema aktuale, por PLD është parti në vete dhe ata kanë organe të veta për vendimmarrje. Mbrëmë kam komunikuar përmes sekretarit gjeneral të LSDM-së, që këtë e mendoj si goditje mbi LSDM-në, sepse nuk është koha për këtë”, tha Zaev.

Marketing