Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut sonte është i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, ku përballë tij do të jenë edhe dy analistët politik, Imer Selmani dhe Albert Musliu.
Në ClickPlus Zaev foli edhe për bashkëpunimin mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. Tha se koalicioni VMRO-DPMNE-ASH është martesë e dënuar me divorc.
“VMRO-ASH, martesë e dënuar me divorc, paramendoni Aleanca në koalicion me Antonio Milloshoski”, tha Zaev
Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni sonte me fillim në ora 21:30 në Televizionin 21 dhe në rrjetin social Facebook.