Ballina Lajme Maqedoni Zaev: VMRO do të jetë fajtore nëse nuk marrim datë për bisedime...

Zaev: VMRO do të jetë fajtore nëse nuk marrim datë për bisedime me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev në duelin e sotëm më liderin e opozitës Hristian Mickoski ka potencuar se VMRO-DPMNE përsëri dëshiron ta bllokoj shtetin për marrje të datës për bisedime me BE-në.

Marketing

Zaev theksoi se propozimi i PSP-së të jetë repart i veçantë në kuadër të Prokurorisë Publike, duhet të pranohet nga opozita.

Nga ana tjetër, Mickoski insiston se nuk duhet të ketë dallim në rrogat e prokurorëve publik, se struktura ekzistuese e PSP-së nuk është efikase, dhe për këtë shkak duhet që lëndët për krim të lart dhe korrupsion duhet të jenë pjesë e prokurorisë ekzistuese.

Zaev potencoi se VMRO-DPMNE i bllokon proceset reformuese, dhe për këtë shkak është e mundur që të mos merret datë për bisedimet me BE.

Mickoski tha se qeveria e shfrytëzon PSP-në për presione politike dhe nëse Qeveria dëshiron proces fer duhet të pranoj amendamentet e opozitës.

Exit mobile version