Zaev: Xhaferi ka folur shqip në kundërshtim me Kushtetutën, u provokua prej disa individëve nga Bullgaria

Kryeministri Zoran Zaev gjatë paraqitjes së tij të sotme në Vinicë tha se kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka shkelur Kushtetutën me fjalimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe në Brukes, transmeton Alsat. Zaev tha se nuk do të kërkojë përgjegjësi nga kryeparlamentari dhe se shpreson që vetë të sqarohet se çfarë saktësisht ka ndodhur në Bruksel.

Marketing

“Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën u drejtua në Parlamentin e Bashkimit Evropian. Është e saktë që ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, ndërsa në të tretën ka folur në gjuhën shqipe…i provokuar saktësisht prej disa individë nga Bullgaria fqinje”, tha mes tjerash Zaev.