Kombet e Bashkuara plotësisht e mbështesin Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila me zbatimin e reformave në harmonizim me vlerat e NATO-s dhe BE-së, plotësisht e meriton vendin e saj në unionet demokratike euro-atlantike, u tha në takimin mes Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Kryeministrit të Kombeve të Bashkuara, Boris Xhonson, që u mbajt në Londër gjatë Takimit të Liderëve të NATO-s.
Kryeministri Zaev në takim theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë për këto procese dhe se gjatë dy viteve të fundit ishte e fokusuar në plotësimin e të gjitha kushteve të domosdoshme, që të dëshmojë se është e gatshme për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe BE.
Në takim, të dy kryeministrat theksuan përcaktimin e tyre për përforcimin afatgjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve, si konfirmim për miqësi të afërt, të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke, tani edhe në kuadër të partneritetit në Aleancë.
Kryeministrat Zaev dhe Xhonson ndanë përkushtimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, si dhe mbështetjen për zhvillim dhe avancim të bashkëpunimit rajonal.