Zaev: Zëri i të rinjve është zëri i ardhmërisë

Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një letre ka uruar 12 Gushtin, Ditën e të Rinjve, duke theksuar se kjo ditë më së miri shënohet me angazhim të pandërprerë për tejkalimin e problemeve të të rinjve përgjatë gjithë kohës.

Marketing

Zaev thotë se të rinjtë kanë arritur që vetë të krijojnë politikat të cilat janë më të rëndësishme për ta, duke pasur edhe mbështetjen maksimale nga institucionet.

“Ne më të moshuarit duhet të përkujdesemi dhe të kundërshtojmë me gjithë forcë gjuhën e urrejtjes, dhe të veprojmë kundër politikave të ndarjes dhe konflikteve të cilat ua rrënojnë ardhmërinë të rinjve. Kjo na flet për rëndësinë e fjalës së mirë, si dhe për obligimin tonë që të mundësojmë hapësirë më të sigurt dhe shtet më të sigurt për të rinjtë në mënyrë që të rinjtë të zhvillohen dhe të ndërtojnë ardhmërinë këtu, në vendin tonë.”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev.

Zaev thotë se mjedisi i sugurt nënkupton anëtarësim në NATO, duke shtuar se punojnë me përkushtim në këtë drejtim. Ai thotë se zëri i rinisë është zëri i ardhmërisë, duke theksuar se ky zë duhet të jetë vendimtar për të ardhmen.

“Jemi të vetëdijshëm që dhimbja më e madhe e shoqërisë sonë është shpërngulja e të rinjve. Për këtë arsye punojmë që të sjellim Evropën në shtëpi, të sigurojmë stabilitet përmes anëtarësimit në NATO, që të rinjtë të shohin ardhmërinë dhe të realizojnë veten këtu”,shton më tej ai.

Zaev thotë se është e rëndësishme që rë rinjtë të mos ua delegojnë vendime më të moshuarve, duke theksuar se çdoherë do të dëgjojë sugjerimet e tyre.

Marketing