zgjedhjet parlamentare të jenë të rregullta në vitin 2024. Kjo është porosia nga kryeministri Zoran Zaev në intervistën për gazetën “Koha”. Sipas tij, nuk ka asnjë argument thelbësor për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai pret që ekonomia të ringjallet në tre vitet e ardhshme dhe të funksionojë parlamenti, i cili u bllokua nga opozita.
“Është joreale, në mungesë të koncepteve dhe strategjive cilësore nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, që të formojë një shumicë parlamentare më të madhe se ajo aktuale, veçanërisht pasi deri më tani përmes përdorimit të së drejtës së Rregullores, dorëzuan mijëra amendamente vetëm të bllokonin punën e Parlamentit, sidomos në komisionet ku kryetari është nga opozita, ose ngjashëm, dhe kjo nuk zgjidhet me zgjedhjet e reja parlamentare në vjeshtë.”- deklaroi Kryeministri Zoran Zaev për gazetën “Koha”
Lidhur me zgjedhjet lokale, Zaev njoftoi se koalicioni me Besën me gjasë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje, pa specifikuar nëse do të jetë në raundin e parë apo të dytë.
VMRO DPMNE opozitare reagon për qëndrimine Zaevit dhe vlerëson se ai ka frikë nga zgjedhjet, sepse humbjen e ka të sigurt
VMRO-DPMNE
“Ai e bllokoi Maqedoninë në rrugën evropiane, e cila ngeci në një vend, në pritje për një datë të negociatave, të cilën datë ai e festoi nëpërmjet mënyrës së famshme, por që assesi nuk erdhi. Qeveria e vodhi popullin, “rritjet” ekonomike, rezultuan në varfërinë më të madhe ndonjëherë. Ekonomia e Maqedonisë është një vrimë e madhe, nuk ka para, dhe me njoftimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe rritjen e tatimeve, Zaev vetëm se do ta rrisë varfërinë në vend.”
NUK KA DATË PËR NEGOCIATA ME BE-NË
NUK KA PARA DHE KËRKOHET RRITJA E TATIMEVE
VMRO DPMNE vazhdimisht kërkon zgjedhje të parakohshme që do të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale në tetor dhe njofton formimin e një shumice të re parlamentare. Në mars, Kryeministri Zaev kërkoi nga Kuvendi që të votojë për besimin e qeverisë vetëm për të vërtetuar që ai e kishte shumicën.
https://alsat.mk/zaev-zgjedhjet-e-ardhshme-parlamentare-ne-vitin-2024/