Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit ka thënë se me datën e fituar për fillimin e bisedimeve për BE-në, me anëtarësimin e vendit në NATO dhe me parametra të mira ekonomike, shuhen gjasat e opozitës për të fituar në zgjedhje.
Ai ka thënë se kjo qeveri duhet të realizoj mandatin deri në fund.
“Mendoj se populli do ta mbajë më gjatë këtë pushtet. Sipas vlerësimeve të mija, ju nga VMRO-DPMNE do të mund të propozoni ministra dhe zv/ministra pas nja 9 viteve e 2 muaj. Ju thoni se mire që është ministrja e financave është grua dhe e re, por nuk është për këtë resor. Ju lutem merruni vesh mes veti se çfarë doni”, ka thënë Zaev, përcjellë INA.
Sipas tij, VMRO-DPMNE po mban ligjerata në Kuvend, ndërsa 20 vjet shteti i paguan për të folur kot dhe për të bërë malverzime.