Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani sot udhëtuan për vizitë zyrtare në Çeki. Delegacioni i lartë qeveritar do të pritet nga ana e kryeministrit çek, Andrej Babish.
Sipas agjendës së planifikuar pas takimit është planifikuar një konferencë e përbashkët me mediat. Delegacioni do të takohet edhe me delegacionin parlamentar për bashkëpunim i udhëhequr nga kryeparlamentari çek, Radek Vondracek.
Kjo vizitë e përbashkët po realizohet në periudhën kur kryeministri Zoran Zaev tha se do të shqyrtojë koalicionimin me BDI, por edhe pas përplasjeve të ditëve të fundit midis nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri me zv/kryeministrin Bujar Osmani dhe deputetin Artan Grubi.