Zaevi e uroi Tamarën: Ka kohë që nuk kemi qenë kaq krenar

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk i uroi përfaqësues së vendit Tamara Todevskës fitimin e vendit të tetë në finalen e Eurovizionit në Tel Aviv.

Marketing

“Urime Tamara, urime# TeamTamara. Të çmuara janë këto momente të unitetit të cilat na i sollët nëpërmjet muzikës. Ka kohë që nuk kemi qenë kaq krenarë!”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.

Ai paraprakisht në Fejsbuk u ka bërë thirrje miqve nga Evropa të votojnë për përfaqësuesen tonë.

Tamara Todevska me vendin e tetë e ka fituar rangimin më të lartë të vendit deri më tani në Eurovizion.

Maqedonia e Veriut fitoi 12 pikë nga Austria, Britania e Madhe, Shqipëria, Moldavia, Serbia dhe Zvicra, ndërsa Tamara gjatë pothuajse tërë votimit ishte në maje të listës.

Todevska votimin e jurisë e përfundoi në vendin e dytë me 237 pikë, pas Suedisë me 239 pikë, ndërsa në fund të votimit të publikut u rendit në vendin e tetë.

Kjo ishte renditja më e mirë e vendit që kur merr pjesë në Eurovizion nga viti 1998. Paraprakisht plasim më të mirë vend ka pasur në vitin 2006 ku u rendit në vendin e 12 me përfaqësuesen Elena Risteska me “Ninananajna”.

Autorë të këngës “Proud” janë Robert Bilbilov, Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkosi, ndërsa teksti është i Kosta Petrov dhe Sanja Popovskës. Vokale shoqëruese janë Aleksandra Janeva, Antonija Gogovska dhe Vasul Garvanliev.

Marketing