Zaevi për festat e fundvitit në Gjermani

Kryeministri Zoran Zaev ka planifikuar që për këto ditë të festave të fundvitit të shkojë në Gjermani. Ai pritet që atje të qëndrojë për së paku tre ditë, përcejll INA, prononcimin e kryeministrit.

Marketing

“Për Vitin e Ri do të jem në Gjermani për tre ditë me familjen time tek miqtë më të afërt”, theksoi Zaev.

Kryeministri edhe vitin e kaluar ka qëndruar në Gjermani për pushime dimërore. Pas ndërrimit të moteve, gjegjësisht më 3 janar, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit, duke ia dorëzuar mandatin kryeministrit teknik i cili do të organizojë zgjedhjet e 12 prillit.

Në postin e kryeministrit teknik tashmë është caktuar Oliver Spasovski, ministri aktual i MPB-së.