Zaevi për vizitë në rajonin e Ohrit dhe të Strugës

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasovski sot do të qëndrojë në Ohër.

Marketing

Gjatë qëndrimit kryeministri do të ketë fjalim në konferencën e njëzetë vjetore të Bursës së Maqedonisë, ndërsa pastaj i shoqëruar nga ministri Bekteshi do të shëtitet nëpër çarshinë e Ohrit.

Pasdite së bashku me Bekteshin dhe drejtorin e Drejtorisë Doganore, kryeministri Zaev do të mbikëqyrë gjendjen dhe përgatitjet e terminalit të ri të vendkalimit kufitar Qafë Thanë.