Zaevi përsëri premton rritje ekonomike

Tani ne kemi nevojë për shumë punë në vend, fillojmë një fushatë të re ekonomike dhe reformuese, për një ekonomi me prosperitet dhe në rritje. Kryeministri Zoran Zaev një ditë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë njoftoi zbatimin e masave serioze të përcaktuara në agjendën ekonomike. Ai iu bëri thirrje ministrave, drejtorëve, kryetarëve të komunave dhe të gjithë administratorëve që të fillojnë punën në mënyrë më efikase.

Marketing

Ne po hyjmë që sot, në një iniciativë ekonomike dhe reformash që është lartë në agjendën tonë për vitin 2019 .T’i bindim të gjithë investuesit të cilët deri tani kanë hezituar, se tani kanë një vend të sigurt për partner, një vend mikpritës për bizneset dhe për punësime të reja për qytetarët tanë “- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri për këtë vit njoftoi rritje të pagës minimale, rimbursim të TVSH-së për qytetarët, fillimin e ndërtimit të qendrës klinike dhe të autostradës Shkup-Bllacë. Ai tha se do të fillojë të realizohet edhe projekti një dekadësh i energjisë, për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishtë, si dhe projekte të tjera të energjisë. Nëse e gjithë kjo realizohet, ai pret që rritja e ekonomisë të jetë edhe më e madhe se ajo e planifikuar.

Projektet dhe çështjet e vetë projekteve paraprake janë tejkaluar. Hekurudha, gazsjellësi, rrugët dhe autostradat në Maqedoni do të ndërtohen me një intensitet serioz. E gjithë kjo më jep të drejtën të besoj se është e mundur, që rritja ekonomike të jetë 4 për 2019 dhe madje edhe më shumë “- theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Kjo fushatë ekonomike do të japë një rezultat real, tha Zaev, vetëm nëse punohet me ndershmëri dhe me përgjegjësi dhe pa korrupsion. Për të arritur këtë qëllim, ai kërkoi nga Parlamenti që t’i miratojë ligjet e reja kundër korrupsionit. Kryeministri njoftoi një investim të ri të madh të huaj nga Gjermania, i cili, sipas tij, planet e tij për Maqedoninë do t’i njoftojë deri në fund të muajit. Rritja ekonomike e paralajmëruar për vitin 2018 nga qeveria, nuk u realizua.